KONGRESI
Pikat që interesojnë Kosovës, në agjendë të UEFA-së
24 March, 2015 @10:40
Një orë më parë ka nisur punimet Kongresi i UEFA-së. Mbledhja e XXXIX e Kongresit është duke e mbajtur tani, ndërsa UEFA-ja ka në agjendë edhe mundësinë e ndërrimit të Statutit si dhe konsiderimin e aplikimeve për anëtarësim, që janë pikat kryesore që i interesojnë Kosovës.
Ndërrimi i Statutit, ku do të hiqej kushti i ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për pranim, si dhe shqyrtimi i aplikimit në UEFA (të cilën e ka bërë Kosova) - do të mund të sillnin lajme bombastike për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) sot si dhe për të gjithë ata që mirren me futboll në vendin tonë.