KUQEZINJTË
Plani stërvitor i De Biasit
24 March, 2015 @9:18
Ekipi i Shqipërisë ka zhvilluar mbrëmë stërvitjen e parë para përballjes me Armeninë.
FUTBOLLISTËT E FTUAR NGA DE BIASI
Selektori, Gianni De Biasi, për këtë ndeshje ka planifikuar dy seanca stërvitore në ditë, një në mëngjes dhe një pasdite, derisa të enjten pritet që të luhet kontrolluesja para sfidës të së dielës.
De Biasi mbrëmë ka ndarë 19 futbollistë nga pjesa tjetër e ekipit, që kanë zhvilluar stërvitjet e plota. Pjesa tjetër e ekipit ka bërë stërvitje të lehta, pasi ajo është përbërë nga lojtarët që kanë zhvilluar ndeshje me ekipet e tyre të dielën.