HEROLIND SHALA
‘Bijtë po vinë për të vazhduar ëndrrën’
23 March, 2015 @13:22
Mesfushori 23 vjeç i Sparta Pragës, Herolind Shala, ka postuar në llogarinë e tij të Facebookut përshëndetjet për adhuruesit e tij duke bërë të ditur që po niset për në Shqipëri pas ftesës së marrë nga trajneri Gianni De Biasi.
“U nisa për në vendin e shenjtë, Shqipëri. Në grumbullimin e radhës me kombëtaren. Shqipëri, bijtë e tu po vinë për të vazhuar ëndrrën,” ka shkruar Herolindi në postimin e tij.
Shala ende s’ka luajtur asnjë minutë në ndeshje kualifikuese për Shqipërinë, derisa ka pasur 2 paraqitje për kombëtaren në ndeshje miqësore, duke qëndruar 33 minuta në fushë, ndaj Italisë dhe Francës.
Shqipëria më 29 mars ndeshet ndaj Armenisë, në takimin që po cilësohet kyq për vazhdimin e ëndrrës shqiptare për kualifikim në EURO 2016.