ALLIANZ ARENA
Xhaka me shokë, mposhtin kampionin
22 March, 2015 @19:33
Bayern Munchen është shokuar sot në Allianz Arena, duke dalë kokëulur për herë të parë gjatë stinorit në stadium të vetin.
Ekipi kampion i drejtuar nga Pep Guardiola ka regjistruar disfatën e dytë të stinorit dhe për këtë fajtor ka qenë Granit Xhaka me shokët e tij të skuadrës që me lojën e tyre kanë mposhtur Bayernin.
Xhaka për 90 minuta ka qenë në fushë duke bërë punën e tij si është më së miri në mesfushë, derisa golat për Borussia Monchengladbachun i shënoi sulmuesi brazilian Raffael.