GJILAN

S’ka fitues në Gjilan
22 March, 2015 @15:15
Edhe Drita edhe Istogu, para ndeshjes kishin bilanc nga një fitore e një disfatë në pjesën pranverore të Superligës.
Në fund, ato regjistruan edhe barazimin e parë të stinorit, pasi që gjatë 90 minutave lojë, asnjëra palë nuk arriti të gjejë rrugën e golit dhe me barazim 0-0, të dyja skuadrat regjistruan pikën e katërt nga 3 ndeshje të zhvilluara deri më tani në pranverë.
Duhet cekur se Istogu luajti me një lojtar më pak që nga minuta 27-të e ndeshjes.
Xhiron që vjen, Drita udhëton në Pejë për tu takuar me Besën, derisa Istogu pret Hajvalinë që është në formë të mirë, pasi që ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e fundit.