VJEN GOLI

Avdijaj realizon për Sturmin
21 March, 2015 @20:24
Donis Avdijaj, sulmuesi i ri i Sturm Grazit, ka shënuar golin e parë për ekipin e tij sot.
Avdijaj, që është lojtar i Schalkes ka kaluar si huazim te Sturmi për të bërë përvojë, ndërsa ditë më parë ka bërë të ditur se do të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës në miqësoret e kësaj të fundit.
Avdijaj ka shënuar golin e parë të ndeshjes për Sturmin, që fitoi në fund 3-1, ndërsa trajneri i tij e zëvendësoi në minutën e 65-të.