GJAKOVË
Ndajnë pikët e para
22 March, 2015 @15:10
Vëllaznimi dhe Kosova e Vushtrrisë kanë ndarë pikët sot në Gjakovë. Të dyja skuadrat kështu kanë regjisturar pikët e para në pjesën pranverore të kampionatit pas dy humbjeve të pësuara në dy xhirot e mëhershme.
Gjatë ndeshjes, Vëllaznimi kah fundi ka pasur disa raste të mira, ku duhet të theksohet ajo e Alban Dylazekës, shuti i të cilit përfundoi pak mbi portën e vushtrriasve.
Në fund, trajneri i kuqezinjëve Genc Hoxha dhe ai i kampionit, Bekim Shotani, ndanë pikët, para ndeshjeve të radhës në Superligë, ku Vëllaznimi udhëton te Trepça’89 e Kosova e Vushtrrisë pret Trepçën.