TRAJNERI
Trepça’89 shkarkon Durakun
22 March, 2015 @20:23
Skuadra e Trepçës’89 ka shkarkuar nga detyra trajnerin e saj të deritashëm, Fahredin Duraku.
Njoftimin e ka bërë të ditur portali Gazeta Olle derisa këtë e ka konfirmuar edhe Ilir Bojku, zyrtar i lartë i ekipit mitrovicas.
Largimi i Durakut, që erdhi në këtë detyrë nga xhiroja e tetë e Superligës, do të thotë që Trepça’89 së shpejti do të mësojë trajnerin e tretë të saj këtë stinor.
Mitrovicasit kishin nisur stinorin me Rafet Prekazin trajner, për t’ia dhënë një javë përkohësisht këtë detyrë edhe Veton Çitakut, para se të vinte Duraku në detyrë.
Trepça’89 është nënkampione e Kosovës vite me radhë dhe këtë stinor synonte ta bënte edhe hapin e fundit, por me humbjen ndaj Hajvalisë sot, mbeten larg garës për kryesim të klasifikimit.