TORINO
Migjen Basha siguron fitoren me gol
22 March, 2015 @22:25
Mesfushori qendror i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka shënuar golin e parë të tij të stinorit, për Torinon sonte.
Torino ka mposhtur Parmën në krizë, si mysafir në Ennio Tardini, derisa Basha që në ndeshjen e tretë të tij prej se u rikthye nga lëndimi ka shënuar gol.
Basha është futur në lojë në minutën e 66-të nga trajneri i Torinos, duke shënuar pas vetëm 7 minutave lojë në fushë.
Basha është njëri ndër futbollistët më të pëlqyer nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi dhe pritet që të jetë në formacionin bazë të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Armenisë që luhet të dielën tjetër në Elbasan.
Goal Basha - Parma 0-2 Torino - 22-03-2015 by Gol-Live