KOSOVA
Avdijaj dhe Sadiku nuk i bashkohen Kosovës
23 March, 2015 @15:50
Përfaqësueses së Kosovës, nuk do të jetë tërësisht e kompletuar në dy miqësoret që do t’i zhvillojë këtë muaj.
Sulmuesi i ri që është i huazuar në Strum Graz nga skuadra e Schalkes, Donis Avdijaj, dhe mbrojtësi i Mersin Idmanyurdu, Loret Sadiku, janë dy emra për të cilët përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, nuk do të mund të llogaris në dy miqësoret e radhës që do t’i luajë kundër Eintracht Frankfurtit dhe Werder Bremenit.
Lista e të ftuarve të përfaqësueses së Kosovës.
Në një njoftim nga zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, bëhet e ditur se Avdijaj, me gjithë dëshirën e tij të madhe që të jetë pjesë e përfaqësueses, do të mungojë për shkak se klubi i tij në momentin e fundit ka njoftuar se nuk është i gatshëm t’i jap leje për të zhvilluar këto ndeshje duke qenë se Avdijaj është i huazuar nga klubi dhe atij i kanë mbetur edhe dy muaj, derisa Sadiku do të mungojë shkaku i lëndimit që kishte më parë, thyerja e brinjëve dhe se gjendja e tij shëndetësore i është përkeqësuar pas ndeshjes së fundit që pati për skuadrën e tij, gjë që inkuadrimi i tij ishte i pamundur në këtë moment.
Në vend të këtyre mungesave, përzgjedhësi Bunjaku ka ftuar në përfaqësuese mesfushorin e Grasshopperit, Imran Bunjaku, i cili i është bashkuar sot ekipit.
Përfaqësuesja e Kosovës do ta ketë seancën e parë stërvitore në ora 17:00, derisa nesër do ta zhvillojë miqësoren e parë kundër Eintracht Frankfurtit, kurse tre ditë më vonë, më 27 mars, do të luajë me Werder Bremenin.