PRISHTINASI NË MITROVICË
Tovërlani, te Trepça’89
23 March, 2015 @14:08
Trajneri prishtinas, Afrim Tovërlani, do të merr drejtimin e Trepçës’89 që nga ndeshja e radhës.
Pas shkarkimit të Fahredin Durakut, që erdhi si rezultat i humbjes nga Hajvalia, drejtuesit e Trepçës’89 kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Tovërlanin, që më parë ka drejtuar Prishtinën.
Njoftimin për këtë e ka dhënë portali Gazeta Olle, derisa Trepça’89 përkundër ekipit të mirë që e ka në dispozicion, gjindet në pozitën e pestë të klasifikimit me 28 pikë nga 19 ndeshje.
Tovërlani pritet të debutojë për ekipin mitrovicas në ndeshje ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, xhiron që vjen.