PEJË
Pensionohet kapiteni i Besës, Nallbani
23 March, 2015 @23:04
Njëri ndër mesfushorët e rrallë nga Kosova që ka bërë karrierë jashtë vendit, Ilir Nallbani, i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist në moshën 32 vjeçare.
Nallbani, që aktualisht është lojtari i Besës së Pejës, ka falenderuar të gjitha ekipet ku ka luajtur: Besa, Tatabanya (Hungari), Elbasan (Shqipëri), Vllaznia (Shqipëri), dhe Trepça’89.
Kapiteni i Besës, ka bërë të ditur në një postim në Facebook se nuk ka qenë lehtë të mirret një vendim i tillë, pasi që me futboll mirret që nga mosha 7 vjeçare, mirëpo ka vendosur që t’i varë këpucët në gozhdë në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu që gjeneratat e reja të kenë hapësirë më të madhe veprimi.
“Me këtë rast dua t’i bëj disa falenderime për të gjithë ata që patën ndikim në karrierën time profesionale, të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, kryetarët e klubeve, kryesitë dhe tifozët nga të cilët kam pasur gjithnjë përkrahje maksimale,” ka shtuar ai në njoftimin e tij.