DUELI TJETËR
Portugalia kërkon lidershipin e grupit
24 March, 2015 @12:41
Në kuadër të Grupit I kualifikues për EURO 2016, Portugalia pret Serbinë në ndeshjen që zhvillohet më 29 mars me fillim nga ora 20:45.
Portugalia është duke e kërkuar fitoren e tretë me radhë në grup, pas startit jo të mirë që e bëri ndaj Shqipërisë, kur kuqezinjtë kishin mposhtur ekipin nga Gadishulli Iberik që çoi deri te shkarkimi i përzgjedhësit, Paulo Bento.
Ardhja e ish trajnerit të Greqisë, Fernardo Santos, ka këndellur reprezentacionin derisa ata kanë shënuar dy fitore me radhë pas humbjes nga Shqipëria.
Të dielën, Portugalia është duke shikuar mundësinë që të rrëmbejë pozitën e parë në Grupin I me fitore potenciale ndaj Serbisë.
REZULTATET DHE TABELA EURO 2016
Të gjitha ndeshjet e deritashme të Portugalisë në Grupin I kanë përfunduar me rezultat 1-0, një e humbur e dy të fituara.
Pas kësaj ndeshjeje, Portugalia do të ndeshet me Armeninë, në qershor të këtij viti.