KOSOVA
Barazim në Frankfurt
24 March, 2015 @20:03
Reprezentacioni i Kosovës ka barazuar pa gola me Eintracht Frankfurtin në miqësoren e parë të zhvilluar sonte në Frankfurt.
Ekipi i Kosovës ka pasur një paraqitje për lavdatë, duke ditur se përballë ka pasur një ekip shumë të komponuar.
Rastet nuk kanë munguar, posaçërisht nga Bersant Celina e Valmir Sylejmani, por ata nuk qëlluan portën e kundërshtarit, për të përfunduar ndeshja 0-0.
Pjesa e parë kaloi pa gola. Kosova nisi më mirë ndeshjen dhe pati rastet e veta, posaçërisht përmes Bersant Celinës, që goditi një predhë.
Më pas gjermanët u këndellën. Nisën sulmet e Eintrachtit, të cilët patën dy raste ideale për të shënuar por nuk ia arritën të qëllojnë portën e kapitenit tonë, Samir Ujkani.
Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Werder Bremenit.
Video