FLET KAPITENI
Mungoi fati
25 March, 2015 @10:56
Samir Ujkani, që luajti dje në rolin e kapitenit të përfaqësueses së Kosovës në miqësoren ndaj Eintracht Frankfurtit, ka thënë se Kosovës i mungoi fati për të shënuar fitore.
“Ishte një lojë fantastike. U angazhuam të gjithë dhe krijuam shumë raste shënimi, por me gjasë fati nuk ishte në anën tonë në këtë ndeshje. Gjithsesi, ka rëndësi shumë të madhe edhe vetë parqitja jonë në arenën ndërkombëtare. Tash po mendojmë për ndeshjen e ardhshme,” është cituar të ketë thënë portieri i Palermos, Ujkani, pas ndeshjes nga FFK-ja.
Pas barazimit ndaj Eintracht Frankfurtit, Kosova do të ndeshet të premten me ekipin tjetër të Bundesligës, Werder Bremen.