ANGLIA
Ndërrimi i rregullave, për të huajt
25 March, 2015 @16:33
“Premier league, është në rrezik për mos mbetjen e ndonjë lidhjeje me popullatën angleze”, këto janë fjalët e kryetarit të federatës angleze, Greg Dyke.
Dyke, është duke bërë plane, për ta thyer dominimin e të huajve në ligën angleze, duke e rritur numrin e lojtarëve vendorë që janë zhvilluar në Angli.
67 vjeçari, morri shembullin e lojtarit të Tottenhamit, Harry Keane, i cili e konsideroi futbollistin si zbulim të madh dhe se dëshiron që të luajnë më shumë lojtarë sikur Keane.
Plani i federatës, pritet të jetë përafërsisht kështu: Lojtarët, të cilët nuk janë pjesë e Eurozonës, do të kenë vështërësi që ta marrin lejen e punës.
Të ngritet numri i vendorëve të cilët janë zhvilluar në Angli, prej 8 në 12-të, që do të jetë e detyrueshme. Dy prej tyre, duhen të jenë të zhvilluar nga klubi dhe së paku të jenë tre vite pjesë e ekipit.
Për ta mundësuar këtë, Federata do ta lejoj që klubet të bëjnë kontrata me lojtarët anglez, që nga mosha 15 vjeçare.
Federata angleze, synon që të realizohet ky projekt, brenda katër viteve të ardhshme.