EURO 2017
Shqipëria U21 dëshiron t’ia nis me fitore
25 March, 2015 @15:29
Përkundër se krejt interesimi i opinionit është te ekipi senior i Shqipërisë, që të dielën luan ndaj Armenisë, në anën tjetër, të rinjtë, kërkojnë të nisin me fitore kualifikimet për EURO 2017.
Shqipëria U21 luan të shtunën ndaj Lihtenshtajnit dhe kërkon që t’ia nis me fitore kualifikimeve, pasi që në Grupin 4, ka edhe kundërshtarë më të vështirë si: Portugalia, Greqia, Izraeli dhe Hungaria.
Ylli i U21-shave të Shqipërisë, Enis Gavazaj, që luan për Gentin në Belgjikë, ka thënë për Supersportin shqiptar se shpreson të shënojë edhe njëherë një gol nga gjysma e stadiumit, siç i kishte shënuar Bellorusisë në kualifikimet e kaluara.