MUHARREM SAHITI
Paraqitja më e mirë e Kosovës
25 March, 2015 @19:54
Pas ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurtit, ndihmës trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka bërë të ditur se kjo ka qenë paraqitja më e mirë e Kosovës deri më tani.
“Shikuar të gjitha ndeshjet që i kemi luajtur deri më tani, kjo ka qenë paraqitja më e mirë e reprezentacionit të Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar kur ia nisëm rrugëtimit,” ka thënë ai për kamerat e RTV 21 nga Frankfurti.
“Lojë e organizuar, sulme të organizuara, raste, mbrojtje syçelë, të gjitha kanë qenë në nivel dhe edhe pse ende nuk i kemi bërë analizat e pas ndeshjes, mund të them se nga ajo që pashë në lojë, Kosova ka potencial dhe gjithmonë kemi thënë se këta djelmosha të ri, janë e ardhmja e vendit,” ka shtuar ndër të tjera Sahiti.
Kosova barazoi me Eintracht Frankfurtin në miqësoren e parë të këtij muaji 0-0, derisa të premten luan ndaj skuadrës tjetër të Bundesligës, Werder Bremen.