REFERI KRYESOR
Mësohet referi i ndeshjes Shqipëri-Armeni
26 March, 2015 @12:54
Pak minuta më parë, UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Armeni.
Kështu, sipas publikimit të UEFA-së drejtësinë ndërmjet kuqezinjëve dhe armenëve do ta ndajnë spanjollët, me kryesor Fernandez Borbalanin.
Borbalanit kryesor do t’i asistojnë: Cabanero Martinez, Roberto Del Palomer, ndërsa i katërti do të jetë Jorge Canelo Prieto.
Kurse në vijën e portës, do të vendoset dyshja Carlos Gomez dhe Pedro Montero.
Borbalan ka qenë refer i finales së Kupës së Armenisë në vitin 2011 në ndeshjen ndërmjet Shirak dhe Mikas, ndërsa këtë stinor ai ka gjykuar ndeshje si: Valencia-Barcelona dhe Barcelona-Athletic Bilbao.
Së fundi, në Ligë të Kampionëve ai drejtuar ndeshjen, Galatasaray-Arsenal.