ALBERT BUNJAKI
‘Werderi më i mirë se Eintrachti’
26 March, 2015 @14:12
Një ditë para ndeshjes me Werder Bremenin, përfaqësuesja e Kosovës duket të jetë e gatshme për paraqitjen e dytë miqësore brenda 3 ditëve.
Ndër të tjera, në një prononcim për Kohën Ditore në numrin e sotëm të gazetës, përzgjedhësi Albert Bunjaki ka bërë të ditur se Werder Bremen është kundërshtar më i fortë sesa Eintracht Frankfurti.
“Werderi është më i mirë se Eintrachti. Asnjë trajner nuk shkon për disfatë në ndeshje. Ne po synojmë të krijojmë një përfaqësuese me mentalitet fitues dhe këtë do ta arrijmë me punë. Mos harroni gjithashtu se mosha mesatare e djelmoshave është 22 vjet,” ka thënë ndër të tjera Bunjaku në prononcimin e tij.
Kosova barazoi ndaj Eintrachtit të martën 0-0 në Frankfurt, ndërsa nesër ndeshet ndaj Werderit në Bremen.