ISH SULMUESI KUQEZI
Bogdani: Si ne, edhe ata duan fitore
26 March, 2015 @13:55
Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, në një bisedë me Panorama Sport, ka bërë të ditur se kuqezinjtë sa janë entuziastë duhet të jenë edhe të kujdesshëm para ndeshjes me Armeninë.
Si ne, edhe ata duan fitore
Bogdani tash 37 vjeç duke biseduar me gazetën në fjalë ka bërë të ditur se “kjo është një ndeshje delikate. Nuk mund të fitohet ndeshja në minutat e para të saj, por duhet të luhet njejtë deri në fund. Të mos harrojmë gjithashtu se, sikurse ne që bëjmë llogari për fitore ndaj tyre, edhe ata e bëjnë të njejtën llogari.”
Për më tepër, duke komentuar për ndeshjen ai ka dhënë edhe parashikimin e tij për rezultatin final, duke thënë se ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi do të shënojë fitore 2-0 në fund.
14 gola
Bogdani në vitet që luajti për Shqipërinë ka shënuar gjithsej 14 gola për kuqezinjtë, ku edicioni më i mirë i tij ka qenë gjatë kualifikimeve për Botërorin Gjermania 2006, kur shënoi katër herë në portat kundërshtare.