BILETAT
Në treg 50% e biletave për Shqipëri-Armeni
26 March, 2015 @13:38
Interesimi i madh i shikuesve dhe radhët e gjata pranë kiosqeve ku mund të blihen biletat për ndeshjen Shqipëri-Armeni, nuk ka fund.
Kaosi vijon si në Qemal Stafa të Tiranës, ashtu edhe në Elbasan Arena të Elbasanit për sigurimin e një bilete për ndeshje, që pritet me padurim nga tifozë të shumtë të kombëtares.
Sidoqoftë, Panorama Sport ka bërë të ditur sot se FSHF-ja ka nxjerrë në treg vetëm gjysmën e biletave për ndeshje, derisa pjesa tjetër është destinuar të shitet ‘online’ ose eventualisht do të shitet/dhurohet nga FSHF-ja, duke ditur se institucionet e ndryshme të shtetit shqiptar marrin bileta falas.