HENDIKEP
Konfirmohet mungesa e Mavrajt ndaj Armenisë
28 March, 2015 @10:58
Mërgim Mavraj, njëri ndër shtyllat e kombëtares në mbrojtje do të jetë mungesa më e madhe e Gianni De Biasit për ndeshje ndaj Armenisë.
Njoftimi për mungesën e tij është bërë zyrtar sot, derisa Alban Bushi, menaxher i kombëtares, ka komentuar për të përditshmen tiranase Panorama Sport kështu:
“Jo. Mërgimi është keq, shumë keq,” është përgjigjur shkurt ai pas pyetjes së bërë nga mediat shqiptare lidhur me mundësinë për lojë të mbrojtësit në fjalë.
Mavraj pësoi një lëndim të lehtë në dukje, ditën e parë që arriti në Durrës dhe pas disa ekzaminimeve, raportohet që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Armenisë.