FIFA NUK KONFIRMON
Ajeti dhe Aliji, s’kanë të drejtë loje ende
28 March, 2015 @11:17
Dyshja shqiptare e bashkuar së fundi me kombëtaren kuqezi, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, ende janë në ethe të pritjes së debutimit të tyre në ndeshje zyrtare me Shqipërinë.
Kjo, pasi që FIFA ende nuk ka dërguar konfirmimin për pjesëmarrje të tyre në lojë, pasi që kanë qenë pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës deri më tani.
Nëse edhe sot nuk arrin kjo leje nga FIFA, Gianni De Biasi, nuk do të mund të llogarisë te dyshja në fjalë dhe duhet të vendos Taulant Xhakën ose Debatik Currin në qendër të mbrojtjes kuqezi për përballje me Armeninë.
Ajeti 21 vjeç ka debutuar për Shqipërinë, por në miqësore, derisa ende nuk ka konfirmim për ndeshje zyrtare nga FIFA. Ndërkaq Aliji, që është shkupjani i parë që do të vesh fanellën kuqezi, pret debutimin në këtë ndeshje.