EURO 2016
Pa fitues
28 March, 2015 @23:04
Rezultati përfundimtar i takimit Holanda - Turqia, i prishi hesapet e të dy skuadrave.
Përfaqësuesja e Holandës, e cila kishte pësuar dy humbje nga tre ndeshjet e fundit kualifikuese, ishte shumë pranë të mposhtet edhe nga Turqia.
Sulmuesi i Galatasarayit, Burak Yilmaz, shënoi për epërsinë e turqve në minutën 37’, ndërsa shpëtimtar i holandezëve u bë Wesley Sneijder që shënoi në minutën e dytë të lojës shtesë, pas një devijimi të shutit të tij nga mbrojtja turke.
Holanda mbetet e treta në tabelë me 7 pikë pas 5 ndeshjeve, duke u renditur pas Republikës Çeke dhe Islandës, derisa Turqia me dy pikë më pak se Holanda, renditet në pozitën e katërt.