SHKELZEN GASHI

Goli për tifozët
29 March, 2015 @20:38
Shkelzen Gashi i ka zbuluar emocionet e tij gjatë ndeshjes me Armeninë, duke i quajtur të paharruara.
“Sot i pata emocionet me të mëdha në karrierën time. Golin ua dedikoj të gjithë tifozëve dhe bashkëlojtarëve. Besoj që do të kualifikohemi në Europian,” ka thënë Gashi pas ndeshjes.
Futbollisti i skuadrës së Baselit ka shënuar golin e fitores për Shqipërinë në minutën 81’ duke e ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit në stadiumin Elbasan Arena.
Përndryshe, ky ishte goli i parë i Gashit me fanellën kuqezi.