INCIDENT
Plisat e Torcida, përleshen në Elbasan
29 March, 2015 @16:31
Para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë, në rrugët e qytetit të Elbasanit ku do të zhvillohet ndeshja, ka ndodhur një incident i palakmueshëm.
Dy nga grupet tifozerike më të mëdha nga Kosova, Plisat nga Prishtina dhe Torcida nga Mitrovica, kanë tentuar t’i qërojnë hesapet në mes vete, derisa nuk kanë munguar edhe hedhjet e mjeteve të forta si shishe të birrave dhe gjësende të tjera të forta në drejtim të njëra tjetrës, raporton Panorama Sport.
Megjithatë, ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, duke mos lejuar që incidenti të rritet edhe më shumë. Sipas njoftimin të policisë për Panorama Sport, 10 tifozë nga të dyja grupet tifozerike janë arrestuar për t’u dërguar në stacionin policor, derisa katër tifozë janë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve që i kanë marrë kryesisht në kokë gjatë përleshjes.