Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - ARMENIA

Shqipëria-Armenia (Live)

Shqipëria-Armenia (Live)


29 March, 2015 @17:41

Shiko tabelat aktuale të grupeve në kualifikimet për EURO 2016.

PËRFUNDON NDESHJA. Fitore e merituar e Shqipërisë në përballje me Armeninë.

90’ - KARTON I VERDHË. Ndëshkohet Çikalleshi.

90’ - Tre minuta lojë shtesë deri në përfundim të takimit.

90’ - SHTYLLA. Armenia pranë golit të barazimit. Topi ndalet në shtyllë.

86’ - KARTON I VERDHË. Ndëshkohet Arzumanyan.

84’ - KARTON I VERDHË. Ndëshkohet Kukeli.

81’ - Lenjan kroson nga e majta, derisa Gashi me kokë e përfundon topin në portën armene.

81’ - GOOOOOL. Shkelzen Gashi shënon për 2-1.

78’ - Raste të njëpasnjëshme nga Shqipëria. Lenjani i pasaktë para portierit Berezovskiy.

77’ - Mërgim Mavraj shënon me kokë, pas krosimit të Taulant Xhakës.

77’ - GOOOOOL. Barazohet rezultati.

74’ - Movsisyan rrezikon portën e Berishës. Goditja e tij nga afërsia përfund në aut.

73’ - SHTYLLA. Super goditje nga Çikalleshi. Topi ndalet te shtylla. Berezovskiy përsëri me fat.

71’ - Shqipëria shumë afër golit. Goditje me vole nga Mërgim Mavraj. Portieri Berezovskiy e ndal topin mbi vijën fatale.

70’ - KARTON I KUQ. Hambardzumyan përjashtohet nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

68’ - Ndërim edhe tek kuqezinjtë. Odise Roshi ia lë vendin Hamdi Salihit. 

67’ - Ndërim tek ekipi i armenëve. Nga loja largohet sulmuesi Manucharyan, derisa në lojë futet mesfushori Hovhannisyan.

64’ - Shkelzen Gashi godet nga gjuajtja e lirë në drejtim të portës, por topi përfundon në aut.

63’ - Mesfushori armen, Pizzelli, tenton ta befasojë Etrit Berishën duke goditur nga një distancë e largë, por topi përfundon pak mbi portë.

58’ - Sokol Çikalleshi mbetet i shtrirë brenda zonës së rreptësisë duke kërkuar penallti, por gjyqtari mbetet i heshtur.

52’ - Rasti i parë në pjesën e dytë për Shqipërinë. Agolli kroson në zonë, por topi i goditur me kokë nga Lenjani përfundon jashtë porte.

46’ - Shqipëria fillon me dy zëvendësime në formacion. Përforcohet reparti sulmues me inkuadrimin në lojë të Shkelzen Gashit që hyri në vend të Amir Abrashit, derisa Ermir Lenjani u inkuadrua për ta zëvendësuar Ledian Memushajn.

46’ - Fillon pjesa e dytë

______________________________________________________________

45’ - Përfundon pjesa e parë. Goli i vetëm nga Movsisyan përcakton rezultatin e pjesës së parë.

45’ - Harkim i bukur nga Agolli, Çikalleshi godet me kokë, por topi ndalet në duart e portierit Berezovskiy.

45’ - Gjyqtari tregon për një minutë lojë shtesë deri në përfundim të pjesës së parë.

41’ - Një nga rastet e rralla të rrezikshme nga Armenia. Ghazaryan depërton nga e majta duke e dribluar Hysajn, mirëpo krosimi i tij mbetet pa adresë.

38’ - KARTON I VERDHË. Mesfushori i Armenisë Marcos Pizzelli ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn në mënyrë të palejuar ndaj Mërgim Mavrajt.

34’ - SHTYLLA. Sokol Çikalleshi rëmben topin në mesin e fushës për ta filluar një solo akcion. Depërton brenda zonës në përcjellje të mbrojtësit armen, për të goditur fuqishëm me të majtën, mirëpo topi ndalet në shtyllë, për të dalur më pas në aut.

28’ - Rritet dominimi në lojë i futbollistëve kuqezi, mirëpo porta e portierit Berezovskiy mbetet e paprekshme deri më tani.

23’ - Harkimi i rrezikshëm nga e djathta e Odise Roshit brenda zonës, por para Xhakës intervenon mbrojtja armene.

20’ - KARTON I VERDHË. Lorik Cana ndëshkohet me karton të verdhë pasi e ndali në mënyrë të palejuar një akcion të armenëve të filluar nga krahu i majtë.

18’ - Tjetër rast i rrezikshëm për Shqipërinë. Përsëri Agolli kroson nga e majta, mirëpo topi i goditur me kokë nga Amir Abrashi përfundon shumë pranë jashtë porte.

15’ - Rasti i parë për Shqipërinë. Në një krosim nga e majta e Ansi Agollit, Taulant Xhaka goditi me kokë, mirëpo topi përfundoi në aut.

11’ - Sokol Çikalleshi rëmben topin pranë zonës së rreptësisë, mirëpo para se të filloj akcioni i kuqezinjëve gjyqtari referon për ndërhyrje të palejuar.

4’ - Yura Movsisyan shënon nga afërsia pas asistimit nga Henrikh Mkhitaryan.

4’ - GOOOL. Akcioni i parë nga armenët përfundon me gol.

18:00 - Fillon ndeshja.Topi i parë tek futbollistët armenë.

______________________________________________________________

17:55 - Skuadrat kanë dalur në fushë për t’u prezentuar. Për momentin po intonohen himnet kombëtare.

17:35 - Tribunat e stadiumit Elbasan Arena tashmë janë mbushur përplotë dhe presin fillim e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë.

17:10 - Futbollistët kanë filluar t’i bëjnë nxemjet para ndeshjes.

FORMACIONET ZYRTARE


FORMACIONET ZYRTARE

Formacionet zyrtare, Shqipëri - Armeni

Shqipëria

Formacionet zyrtare, Shqipëri - Armeni

29/03/15 @ 16:47

INCIDENT

Plisat e Torcida, përleshen në Elbasan

Shqipëria

Plisat e Torcida, përleshen në Elbasan

29/03/15 @ 16:31

GJILAN

Gjilani mban kryesimin

FFK Liga e parë

Gjilani mban kryesimin

29/03/15 @ 16:07

PRIZREN

Liria vazhdon sigurtë

FFK Liga e parë

Liria vazhdon sigurtë

29/03/15 @ 15:49

PARA NDESHJES

Jemi gati!

Shqipëria/Sportistë shqiptarë në botë

Jemi gati!

29/03/15 @ 12:42

EURO 2016

Pa fitues

UEFA Euro 2016

Pa fitues

28/03/15 @ 23:04

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

17/06/23 @ 23:51


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria