EURO 2016

Portugalia fiton ndaj Serbisë
30 March, 2015 @0:02
Përfaqësuesja e Portugalisë është liderja e re në grupin I, aty ku bënë pjesë edhe Shqipëria.
Portugezët arritën ta mposhtin Serbinë në shtëpi me rezultat 2-1, për të regjistruar fitoren e tretë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016.
Fitoren e portugezëve e mundësuan golat e mbrojtësve Ricardo Carvalho dhe Fabio Coentrao, derisa për Serbinë golashënuesi i vetëm u bë Nemanja Matic.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Portugalinë, duke treguar një formë të lartë pas humbjes befasuese ndaj Shqipërisë, derisa Serbia mbetet me vetëm një pikë në pozitën e parafundit.
Tabelat aktuale të grupeve në kualifikimet për EURO 2016.