DE BIASI

E merituam fitoren
29 March, 2015 @21:54
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, pas fitores kundër Armenisë tregoi për dialogun e tij me futbollistët në zhveshtore pas përfundimit të pjesës së parë.
“Në pushim të ndeshjes, u thashë që të vazhdonim të luanim normal, të mos ndryshonim asgjë. Dhe me lojtarët e futur në lojë krijuam më shumë raste, kështu erdhen dhe golat. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme, pavarësisht se Armenia nuk ka lojtarë më me emër në botë, por ka ekip të përgatitur. Sot krijuam shumë raste, dhe merituam ta fitonim këtë ndeshje”.
Kontributi i De Biasit në përmbyse të rezultatit më në vlerësohet i lartë, pasi që pikërisht tekniku italian ishte ai i cili bërë dy zëvendësime që në fillim të pjesës së dytë, duke e inkuadruar në lojë Ermir Lenjanin dhe Shkelzen Gashin, potezë kjo e cila doli të jetë e suksesshme pasi kuqezinjtë u ndanë me fitore nga fusha.