KUSH JANË RIVALËT?

Foto: LSA
Rivalët e Shqipërisë në barazh, po të përfundonin sot kualifikimet
30 March, 2015 @15:38
Dje ka mbaruar pjesa e parë e kualifikimeve për EURO 2016, pasi që tashmë të gjitha skuadrat që pretendojnë europianin, kanë zhvilluar gjysmën e ndeshjeve kualifikuese, hiç dy ndeshje (njëra e ndërprerë, tjetra e shtyer).
Kështu, përveç disa befasive të këndshme si në grupin ku Polonia është mbi Gjermaninë e Sllovakia mbi Spanjën, në barazh do të ishin 8 skuadra, derisa Skocia do të shkonte direkt në EURO 2016, si vendi i tretë më i mirë.
Nëse sot do të llogariteshin kush me kë do të binte në barazh, Shqipërinë në short do ta priste lufta me njërën nga këto reprezentacione: Belgjika, Holanda, Zvicra ose Ukraina.