PAS ARMENISË
BOROZANI/D.S
Treshja me notat më të larta
30 March, 2015 @23:13
Mërgim Mavraj, Ansi Agolli dhe Sokol Cikalleshi, kanë marrë notën më të lartë sipas vlerësimeve në mediat e shkruar shqiptare sot, një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Armeni.
Treshja në fjalë ka marrë notën tetëshe për fitoren 2-1, ku Mavraj riktheu shpresën për fitore me golin e tij, ndërsa dyshja tjetër Agolli (specialist me krosime) dhe Cikalleshi (specialist për shutime) përkundër të gjithash janë ndër futbollistët që meritojnë paraqitjen plotësisht.
Të tjerët janë notuar kështu: Etrit Berisha me 6.5, Lorik Cana 7, Elseid Hysaj 6.5, Burim Kukeli 6.5, Amir Abrashi 6.5, Taulant Xhaka 7.5, Ledion Memushaj 6.5, Odise Roshi 6.5, Ermir Lenjani 7, Shkëlzen Gashi 7.5. Hamdi Salihi pa notë.