LARGOHET CHALLANDES

Foto: FFA
Shqipëria, shkarkon edhe trajnerin e tretë në grup
30 March, 2015 @19:01
Përfaqësuesja shqiptare është bërë shkaktare që edhe kundërshtari i radhës në grup të shkarkojë trajnerin e saj.
Kështu, pas largimit të Paulo Bentos (pas humbjes së Portugalisë nga Shqipëria), largimit të Dick Advocaatit (pas dronit në Beograd dhe vendimit të UEFA-së, ku Serbisë iu dha fitorja por iu morrën tre pikë, nga ndeshja me Shqipërinë) sot trajneri i Armenisë, Bernard Challandes ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e trajnerit të Armenisë.
Zvicerani 63 vjeç në konferencën për shtyp sot ka bërë të ditur dorëheqjen e tij, pasi që nuk ka arritur t’i mbledh pikët e nevojshme për Armeninë në rrugë për EURO 2016.
Challandes kishte kërkuar fitore ndaj Shqipërisë para ndeshjes, derisa ka pasur kusht nga Federata Armene që të rrëmbejë së paku një pikë nga dueli me Shqipërinë.
Ai kishte marrë këtë detyrë në shkurt të vitit 2014.
GJENDJA AKTUALE NË GRUPET E EURO 2016
Përndryshe, dje armenët kanë festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit, derisa kuqezinjtë ua dhënë një goditje në këtë ditë.