BLAZEVIC

Serbinë do ta bëja kampion bote
31 March, 2015 @23:10
Trajneri legjendar i Kroacisë, Ciro Blazevic, që ka dërguar reprezentacionin e këtij vendi deri në medalje të bronztë në Kampionat Botëror, ka thënë se Serbia ka ekip për Kampion Bote.
Në një bisedë me portalin serb Alo, Blazevic ka thënë se po të ishte ai trajner i Serbisë, me këtë ekip që kanë ata, do t’i bënte kampionë bote, transmeton Jutarjni List sot.
Sa i përket mundësisë së kualifikimit për Europian, Ciro, që në kohën e ish Jugosllavisë ka qenë trajner i Prishtinës, ka thënë: derisa ka gjasa teorike, duhet besuar në kualifikim.
Serbia është aktualisht në vend të parafundi të Grupit I kualifikues për EURO 2016, derisa ka 6 pikë më pak se Shqipëria që gjendet në vend të tretë.
Shqipëria do ta pret Serbinë më 8 tetor në ndeshjen e parafundit të Grupit I kualifikues për kuqezinjtë.