AZERBEJXHAN

BOROZANI/D.S.
Agolli merr shpërblimin nga ekipi i tij
31 March, 2015 @22:58
Krahu i kuqezinjëve, Ansi Agolli, që ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të takimit në fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë, ka marrë shpërblimin e premtuar nga ekipi i tij në Azerbejxhan, Qarabag.
Trajneri i Qarabagut, Kurban Kurbanov, i ka dhuruar tiranasit një orë të markës Rolex, ka bërë të ditur Sportal.al sot.
Azerbejxhani kërkonte fitore të Shqipërisë ndaj Armenisë, për shkak të problemeve politiko-historike me këta të fundit.
Agolli 32 vjeç është te Qarabagu që nga stinori 2010/11 dhe është njëri ndër lojtarët më të respektuar në Azerbejxhan nga të huajt aty.