PEJË

Besa i kthehet fitores përmes Rexhës
31 March, 2015 @14:45
Pas disfatës në xhiron e shkuar nga Drenica si mysafir, Besa i është rikthyer sot fitores, duke e mposhtur Dritën në Pejë.
Goli në Shahin Haxhiislami erdhi pak para fundi të pjesës së parë kur sulmuesi i pejanëve, Kastriot Rexha pranoi një top në zonë për të dërguar ekipin e tij të gëzuar në pushimin 15 minutësh.
Në pjesën e dytë, Besa përsëri pati raste për të shënuar, por portieri i ekipit gjilanas, Artan Latifi, ka mbrojtur goditjet e Mensur Durakut, Mark Milicajt, derisa shtylla njëherë e shpëtoi nga goli.
Besa për mometin kalon në vend të katërt të klasifikimit me fitore, derisa Drita mbetet në vend të tetë.