VUSHTRRI

Kampioni gjen fitoren
1 April, 2015 @15:31
Kampioni aktual i Kosovës, Kosova e Vushtrrisë, ka arritur të shënojë fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës.
Kjo ka qenë edhe fitorja e parë për trajnerin Bekim Shotani, i cili morri detyrën nga i larguari Ismet Munishi.
Kosova ka mposhtur sot Trepçën e fundosur në tabelë me anë të golit të vetëm të shënuar nga futbollisti me përvojë, Faruk Statovci, i cili realizoi për fitore në minutën e 80-të të takimit.
Me këtë fitore vushtrriasit kanë dalë në mes të tabelës së klasifikimit, derisa ekipi mitrovicas i drejtuar nga Ajet Shosholli vazhdon të jetë i fundit në tabelë dhe gjasat për mbijetesë po i vështirësohen gjithnjë e më shumë.