ISTOG

Krasniqi rikthen Istogun, mposhtet Hajvalia
1 April, 2015 @15:20
Përforcimi i Istogut që erdhi në janar, Besnik Krasniqi, ka treguar edhe njëherë cilësitë e tij dhe sa është transfer i qëlluar.
Ai ka shënuar dy herë brenda 12 minutave të fundit të ndeshjes për ekipin e tij për të mposhtur Hajvalinë në Istog 2-1.
Hajvalia kishte ardhur heret në epërsi përmes Mërgim Pefqelit, i cili shënoi për epërsinë e mysafirëve.
Mirëpo, Istogu që po lufton për mbijetesë gjatë gjithë ndeshjes kërkoi dhe në fund gjeti golat.
Krasniqi i ardhur nga Teuta e Durrësit, së pari barazoi e më pas realizoi penalltinë për t’ia dhënë gëzimin e madh ‘Troftave’ që pas xhiros së XX kanë dalë nga zona e rrezikshme e Superligës.