SHQIP NË BOTË

Roshi refuzon Frankfurtin
2 April, 2015 @15:13
Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe njëri ndër futbollistët më të dalluar të Frankfurtit, Odise Roshi, ka refuzuar vazhdimin e kontratës me klubin e tij, ka bërë të ditur Panorama Sport sot.
Roshi 23 vjeç pasi që u kthye nga lëndimi ka zhvilluar 16 ndeshje me skuadrën e tij në Bundesliga 2, duke shënuar tre herë këtë stinor.
Fieraku Roshi kishte kaluar në vitin 2011 te ekipi i Kolnit prej nga shkoi te Frankfurti. Ai ka 22 paraqitje me kombëtaren shqiptare dhe ka një gol të shënuar.