MEDIA

Mund të rikthehet në Itali
2 April, 2015 @15:04
Inter që po drejtohet aktualisht nga Roberto Mancini, është vënë në kërkim të sulmuesit malazias të Manchester Cityt, Stevan Jovetic.
Daily Mirror ka raportuar sot se Neroazzurrët janë në kërkim të sulmuesit malazias si huazim për stinorin që vjen.
Mirëpo, drejtuesit e Cityt kanë thënë se Jovetic mund të shkojë te Inter, vetëm nëse klubi italian dëshiron ta transferojë atë, jo si huazim.
Jovetic u transferua vite më parë nga Fiorentina te Manchester City.