SHQIP NË BOTË

BOROZANI/D.S.
Agolli, 90 minuta në barazim
2 April, 2015 @18:29
Krahu i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është paraqitur sot për herë të parë për ekipin e tij Qarabag, pas fitores së madhe ndaj Armenisë me Shqipërinë.
Derbi i elitës azerbejxhanase ndërmjet ekipit të Agollit, Qarabag dhe Inter Bakut, përfundoi me barazim pa gola.
Agolli luajti gjatë gjithë ndeshjes për ekipin e tij, derisa qendërmbrojtësi shqiptar i Qarabagut, Admir Teli, ka qëndruar përgjatë gjithë ndehsjes në bankën rezervë.
Tiranasi 32 vjeç, Agolli, me tu kthyer te ekipi i tij kishte marrë shpërblimin e premtuar nga drejtuesit e klubit për fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë.
Qarabag është lider i elitës së Azerbejxhanit me 9 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Inter Baku.