DAILY EXPRESS

Mbrojtësi danez, synim i Man Utd
3 April, 2015 @8:28
E përditshmja angleze, Daily Express, ka bërë të ditur në numrin e sotëm të saj se qendërmbrojtësi danez, Simon Kjaer, ka mundësi të kalojë në Old Trafford.
Kjaer 26 vjeç, aktualisht luan për Lille-in në Ligue 1 të Francës, derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Palermo, Romë e Wolfsburg.
Sipas gazetës në fjalë, Kjaer po shihet si mundësi më e lirë e përforcimit në qendër të mbrojtjes në krahasim me të dëshiruarin Matts Hummels, që po kushton shumë më shtrenjtë.