KUQEZIU

Memushaj kthehet me gol
3 April, 2015 @18:39
Futbollisti i kombëtares shqiptare, që ishte në formacionin startues të Gianni De Biasit për ndeshje me Armeninë, ka shënuar golin e tij të radhës në Serie B.
Ledian Memushaj i ka dhënë epërsinë ekipit të tij, Pescara në ndeshje ndaj Brescias, përkundër se në fund, mysafirët fituan 2-3.
Vlonjati Memushaj ka luajtur për 90 minuta për ekipin e tij dhe ka qenë ndër më të mirët në fushë për bardhekaltërit, por nuk ka arritur të shpëtojë ekipin e tij nga humbja.
Video
Goli i Ledian Memushajt për Pescaran