LOUIS II

ASMonaco/ Facebook
Pas fitoreve, barazojnë
3 April, 2015 @22:32
Njëra ndër ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje në Ligue 1, ka përfunduar me barazim. Monaco ka vazhduar ngritjen në tabelë bashkë me St Ettienein, por jo me tre pikë.
Forma e mirë e dy ekipeve të kapur në xhirot e fundit të Ligue 1, që vinin nga tre fitore me radhë, ka përfunduar sonte me barazim 1-1.
Mysafirët kaluan së pari në epërsi përmes sulmuesit turk, Mevlut Erdinç, derisa vendasit barazuan 5 minuta më vonë përmes Anthony Martialit.
Dy ekipet që u takuan sonte, janë duke u ngritur në tabelë për t’i bërë presion Olympique Marseilleit për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve stinorin tjetër.
Por barazimi i la pas për 4-5 pikë nga marsejezët, para se këta të fundit të takohen me liderin këtë fundjavë, Paris St Germain.
Goli i St Ettiene
Melvut Erding Goal Monaco vs St Etienne 0-1… by EarthSavi
Goli i Monaco
Anthony Martial Goal Monaco vs St Etienne 1-1… by EarthSavi