OBILIQ

Llapi fiton në fund
4 April, 2015 @15:07
Llapi ka arritur të dalë fitues nga përballja e vështirë me KEK-un e Mentor Miftarit në Obiliq.
Ekipi nga Podujeva ka arritur të shënojë fitore me anë të golit të Dardan Jasharit, thuajse në fund të ndeshjes, për të përmbysur epërsinë e vendasve nga 1-0, në 1-2.
Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e ekipit të drejtuar nga Tahir Batatina, të cilët vazhdojnë të konkurrojnë për një vend që dërgon në Superligë.