BARAZON LIDERI

Ndalet seria e Ferronikelit
4 April, 2015 @14:26
Ferronikeli për herë të parë ka barazuar në stinorin pranveror të Superligës, duke u ndalë nga Drenica në Skenderaj.
Përkundër se ekipi i Gani Sejdiut dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, rastet e shumta, posaçërisht ato nga Përparim Livoreka e Mendurim Olluri nuk u konkretizuan për të mbetur në fund, ashtu si ia nisi, 0-0.
Me këtë Ferronikelit iu ndërpre seria e fitoreve me radhë (4), duke barazuar tashmë, derisa Drenica dukej e kënaqur me pikën e fituar, të cilën e arritën në fund me 10 lojtarë pasi që portieri Burim Sadiku u ndëshkua me karton të kuq 20 minuta pa përfunduar ndeshja.