SHQIP NË BOTË

Foto: Pixsell
Balaj i shënon Dinamos
4 April, 2015 @18:54
Shkodrani Bekim Balaj, është shënuar për herë të katërt në listën e realizatorëve të Rijekës në elitën kroate sot.
Ai ka shënuar golin e epërsisë për ekipin e tij, duke tundur rrjetën e kampionit të shumëfishtë të Kroacisë, Dinamo Zagreb.
Dinamo u këndell në pjesë të dytë për të dalë në avantazh, por sidoqoftë, Rijeka barazoi për përfundimtaren 2-2.
Dinamo mbetet lider i 1.HNL-së me 67 pikë, derisa Rijeka është e dyta me 53 pikë.
Video
Goli i Bekim Balajt
Shikoni golin e epërsisë së Rijekës së shënuar nga Bekim Balaj ndaj Dinamo Zagrebit