INTERESIMI

Cikalleshi në radarin e Dinamo Zagrebit
4 November, 2014 @14:04
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka rënë në radarin e ekipit më të trofeshëm dhe më të famshëm kroat, Dinamo Zagreb.
Ish sulmuesi i Kukësit, që prej këtij stinorit djersit fanellën e Splitit në ligën elite të Kroacisë është pëlqyer nga kreu kontravers i ekipit të kryeqyetit kroat, Zdravko Mamic.
Mamic ka thënë për mediat kroate se do të kishte dëshirë ta kishte në ekip sulmuesin shqiptar që po tregohet të jetë i tmerrshëm për mbrojtjet e ekipeve kundërshtare.
Cikalleshi deri më tani ka shënuar 4 gola për Splitin në Kroaci, derisa nuk ka ndejtur qetë as në Kupën kroate duke shënuar njëherë.
Kavajasi 24 vjeç është 188 centimetra i gjatë dhe është pjesë e rregullt e kombëtares shqiptare, duke marrë ftesë çdoherë nga trajneri Gianni De Biasi në kualfikime për EURO 2016.
Ai është futur si zëvendësues i Bekim Balajt në dy ndeshjet e para të Shqipërisë për EURO 2016, ndaj Portugalisë në fitore dhe ndaj Danimarkës në barazim.