TURQI

REUTERS/Arkiv
Kampioni, merr kreun
3 November, 2014 @11:12
Kampioni aktual i Turqisë, Fenerbahçe, ka arritur të mposht mbrëmë Besiktasin për të marrë kreun e Superligës turke.
Kanarinat e Stambollit kanë mposhtur Shqiponjat me rezultat 2-0 si mysafir, derisa golat u shënuan në fillim dhe fund të takimit nga sulmuesit afrikan të ekipit të udhëhequr nga trajneri Ismail Kartal.
Nigeriani Emmanuel Emmenike shënoi në minutën e tretë të ndeshjes për të marrë epërsinë, derisa senegalezi Moussa Sow, që u fut në pjesë të dytë në ndeshje fundosi ekipin e kroatit Slaven Bilic, që pas disfatës ra në pozitën e katërt të tabelës.
Duhet cekur se Besiktas nga minuta e 43-të e ndeshjes luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi që mesfushori i tyre, Olcay Sahan, pranoi kartonin e dytë të verdhë, derisa njëri ndër lojtarët më të dalluar të ekipit Gokhan Tore, ishte i suspenduar, gjithashtu për shkak të kartonit të kuq.
Fenerbahçe me këtë fitore ka marrë lidershipin e Superligës turke duke tubuar 16 pikë, sikurse Galatasaray që gjindet në pozitën e dytë. Akhisar dhe Besiktas me nga 14 pikë gjinden në pozitat 3 dhe 4.