ALBAN MEHA

Meha i kthehet bombave!
2 November, 2014 @19:27
Alban Meha, dalëngadalë po i rikthehet ditëve të mira.
Mesfushori kuqezi i cili për shkak të lëndimit të rëndë një kohë të gjatë mbeti jashtë përbërjes së ekipit të tij, Paderborn, sonte është paraqitur për herë të parë në këtë stinor në formacionin fillestar.
Ai paraqitjen e parë si titullar e stolisi edhe me një gol, të cilin e shënoi në minutën e 76’ me një goditje të fortë me të djathtën nga distanca, për të kontribuar në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-1 ndaj Hertha Berlinit.
Ky rezultat e ngriti Paderbornin në pozitën e shtatë të radhitjes tabelare me 15 pikë, derisa Hertha Berlini mbeti me 11 pikë në gjashtë pozita më poshtë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.